U lind mė 5 qershor 1952 nė Plavė. Diplomoi nė Fakultetin Juridik nė Prishtinė mė 10 korrik 1976. Ndėrsa, provimin e judikaturės e ka dhėnė mė 18 shtator 1981.
Karrierėn e punės e ka filluar mė 15 shtator 1976 si praktikant nė Shėrbimin e punėve komunale tė Komunės sė Plavės. Qė nga muaji mars i vitit 1977, ka ushtruar funksionin e gjyqtarit komunal pėr kundėrvajtje nė Plavė. Pastaj, ka qenė shef i Organit pėr kundėrvajtje nė Plavė (prej 3.10.1980 deri mė 13.04.1985) dhe kryetar i Gjykatės Komunale pėr kundėrvajtje nė Plavė (prej 13.04.1985 deri mė 30.10.1987). Mė 30 tetor 1987 ėshtė emėruar pėr prokuror themelor publik nė Plavė. Kėtė detyrė e ka ushtruar deri mė 1 shtator 2005. Mė tutje karrierėn e prokurorit e ka vazhduar nė postin e zėvendėsit tė prokurorit tė lartė shtetėror nė Podgoricė (prej 1.09.2005 deri mė 30.04.2006). Pėr zėvendės tė prokurorit special pėr ndalimin e kriminalitetit tė organizuar pranė Prokurorisė Supreme Shtetėrore nė Podgoricė ėshtė emėruar mė 1 maj 2006, ku ka punuar deri mė 9 nėntor 2009.
Pėr Mbrojtės i tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut ėshtė emėruar nė Kuvendin e Malit tė Zi mė 9 nėntor 2009, me propozimin e kryetarit tė Malit tė Zi. Nė periudhėn prej 29 korrik 2008 deri me 9 nėntor 2009 ka qenė anėtar i Kėshillit tė Prokurorisė. Ndėrsa, prej 20 mars 2006 deri me 20 mars 2008 ka qenė kryetar i Shoqatės sė Prokurorėve Shtetėrorė tė Mali tė Zi.
Gjatė ushtrimit tė detyrės sė prokurorit ka inicuar zgjidhje ligjore tė shumta dhe ka marrė pjesė nė projekte tė ndryshme pėr reformimin e judikaturės sė Malit tė Zi. Gjithashtu, ka marrė pjesė nė njė sėrė konferencash, seminaresh, tubimesh shkencore dhe ka qenė i angazhuar si ekspert nė fushėn e legjislacionit penal tė Malit tė Zi.
Flet gjuhėn ruse.
Ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė.