81000 Podgoricë
Bulevar Svetog
Petra Cetinjskog 1A/2

020/225-395;
Fax: 020/241-642

ombudsman@t-com.me
 
KONTAKTI
 
Our location


   
 
KOMPETENCAT
NË ÇFARË RASTI MUNDENI ME JU DREJTUA MBROJTËSIT?

Mbrojtësit e të drejtave dhe lirive të njeriut mundeni me ju drejtua kur të drejtat tuaja dhe liritë janë të cënuara me akt,me veprim ose me mosprocedim:

  • të organit shtet ë ror (qeverisë, ministrisë, drejtorisë, agjencisë,gjykatës);
  • të organit të vetëqeverisjes lokale (organit komunal);
  • të shërbimit publik dhe mbartësit të tjerë me autorizime publike ( institucionet shëndet ë sore dhe arsimore, ndërmarrjet publike dhe subjekte të tjera juridike që kryejnë pun ë me kompetenca publike).

Mbrojtësi do të ndërmarr dhe masa përkatëse në rastet kur të drejtat tuaja janë të cënuara për shkak:

  • të zbatimit gabimisht të ligjit ose të dispozitave të tjera;
  • të cënimit të procedurës administrative ;
  • të mosveprimit sipas kërkesave tuaja;
  • të mosdhënies së informatave të kërkuara;
  • të moszbatimit të vendimeve të marrura;
  • të vërtetimit gabimisht të gjendjes faktike;
  • të zvarritjes së paarsyeshme të procedures .

Ndihma që ju jep Mbrojtësit ësht falas.

CILAT JANË AUTORIZIMET E MBROJTËSIT NË RAPORT NDAJ PUNËS SË GJYKATAVE?

Mbrojtësi nuk ka autorizime në raport ndaj punës së gjykatave,përpos në rastet,kur:

  • procedimi gjyqësor pa arsye zvarritet;
  • keqpërdoren autorizimet procedurale ( kufizimi të drejtave procedurale;mos dërgimi me kohë i akteve gjyqësore );
  • nuk zbatohen vendimet gjyqësore.
SI MUND T’ I DREJTOHENI MBROJTËSIT?

Në qoftë se vlerësoni se të drejtat dhe liritë tuaja janë të cënuara mund të parashtroni kërkesën Mbrojtësit. Mbrojtësit mundeni me ju drejtua dhe nëpërmes të shoqatës gjegjëse, respektivisht të organizatës, si dhe nëpërmjet të deputetëve. Në emër tuaj kërkesën mund ta parashtroj dhe ndonjë person tjetër.Në ato raste personi i tillë duhet ta ketë pëlqimin tuaj me shkrim.

 Zyrën e Mbrojtësit mund ta kontaktoni përmes telefonit,me shkrim dhe drejtpërdrejt,me ardhjen tuaj çdo ditë pune.

Në qoftë se dëshironi personalisht të bisedoni me Mbrojtësin e të drejtave dhe lirive të njeriut,ose me zëvëndësit e tij, është e nevojshme që më parë të paralamroheni në telefonat: 020 655-517;655-515,për të caktuar termin e bisedës.Është e preferueshme që me vehte të sjellni dokumentacionin që ka të bëjë me problemin tuaj.

Ankesa juaj duhet të jetë e qartë,e lexueshme dhe veçanarisht, duhet të përmbajë:

  • emërtimin e organit,me punën e të cilit ka të bëjë;
  • përshkrimin e cënimit të të drejtave dhe lirive;
  • faktet dhe argumentet që e justifikojnë ankesën;
  • të dhënat mbi mjetet juridike që keni shfrytëzuar;
  • emrin dhe adresën tuaj;
  • deklarimin se a dakordoheni që emri juaj të zbulohet në procedim,respektivisht në opinion.

Nëse ankesa juaj nuk i përmban të gjitha të dhënat e duhura, Mbrojtësi mund të kërkojë që ankesën ta plotësoni.

Procedimi para Mbrojtësit është i besuar.Asnjë person që e parashtron ankesën ose merr pjesë në çfarëdo mënyre në procedim,të cilin e zhvillon Mbrojtësi,nuk mund të thirret në përgjegjësi,ose për atë të vihet në një pozitë të pavolitshme.

Ankesa parashtrohet në afat prej një viti nga dita e cënimit të të drejtave dhe lirive,respektivisht nga dita e dijes për cënim.Përjashtimisht,Mbrojtësi mund të bëjë procedime dhe paskalimit të afatit,nëse e vlerëson se rasti është me një rëndësi të përgjithshme.

Mbrojtësi bënë procedimin dhe sipas iniciativës së vet kur disponon me informata të sakëta, se me akt,veprim ose me mosprocedim të organeve të pushtetit publik janë të cënuara të drejtat dhe liritë e njeriut,për çka është e nevojshme pëlqimi i të dëmtuarit.

SI MBROJTËSI E BËNË PROCEDIMIN E ANKESËS TUAJ?

Kur Mbrojtësi e vlerëson se ankesa juaj i plotëson kushtet për procedim , në lidhje me të do të ju njoftojë ju dhe organin,me të cilin ka të bëjë ankesa.

Organi është i detyruar që të deklarohet për përmbajtjen e ankesës në afatin e caktuar nga Mbrojtësi.

Nëse Mbrojtësi kërkon,organi është i detyruar me ia mundësuar qasjen mbi të gjitha informacionet, pa marrë parasysh shkallën e diskrecionit të tyre dhe t’ i mundësoj hyrjen e lirë në të gjitha zyrat e shërbimit.

Mbrojtësi, me qëllim të hulumtimit, mund të ftojë çdo person, si ekspert ose dëshmitar, që ka dijeni, respektivisht informata, në lidhje me përmbajtjen e ankesës.

Mbrojtësi mund të kërkoj nga parashtruesi i Ankesës që para se të filloj me procedimin e saj,të shterri mjetet tjera juridike për evitimin e cënimeve për të cilat anëkohet,nëse e konsideron se ajo është mënyra më efikase.

SI PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA MUND T’ I DREJTOHEN MBROJTËSIT ?

Personi i privuar nga liria ka të drejtë të parashtrojë ankesën Mbrojtësit në zarf të mbyllur, të cilën drejtoria e burgut nuk guxon ta hapë. Ankesa e till menjëherë do t‘ i dorëzohet Mbrojtësit dhe në të njëjtën mënyrë do t’ i dorëzohet edhe çdo përgjigje nga Mbrojtësi.

Personi i privuar nga liria ka të drejtë të bisedojë në mënyrë sekrete me Mbrojtësin.
ÇKA BËN MBROJTËSI KUR E VËRTETON CENIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT ?

Kur e vërteton se ka ardhur deri te cënimi i të drejtave tuaja,Mbrojtësi harton mëndimin përfundimtar dhe ia dërgon rekomandimin organit se çka duhet të ndërmerret për t’u evituar cenimi i vërtetuar , për çka ia cakton edhe afatin.

Organi është i detyruar që me shkrim të informojë Mbrojtësin mbi ndërmarrjen e masave në zbatimin e rekomandimit.

Në rast se organi nuk vepron sipas rekomandimit, Mbrojtësi në lidhje me këtë mund të njoftojë:

  • drejtpërdrejt organin më të lartë,
  • Kuvendin e Republikës së Malit të Zi,
  • dhe çka, ndoshta është më me rëndësi,opinionin publik të Malit të Zi.
KUR MBROJTËSI NUK DO TË BËJË PROCEDIMIN E ANKESËS?
  • në qoftë se ankesa është anonime;
  • nëse ka të bëjë me cenimin e bër para se ka hyrë në fuqi Ligji mbi Mbrojtësin(18.korrik 2003|;
  • në qoftë se është e parashtruar pas kalimit të afatit të caktuar, me përjashtim kur Mbrojtësi e vlerëson se rasti është i rëndësishëm;
  • në qoftë se nuk i përmban të dhënat e duhura,ndësa parashtruesi nuk i plotëson në afatin e caktuar;
  • në qoftë se nuk janë shterrur mjetet tjera juridike për evitimin e cënimit, për të cilat Mbrojtësi e ka drejtuar parashtruesin e ankesës;
  • në qoftë se ankesa është përsëritur dhe nuk janë ofruar argumente të reja;
  • në qoftë se ka të bëjë me një keqpërdorim të qartë të së drejtës për parashtrimin e ankesës.

brojtësi do të ju lajmërojë për arsyet e mosprocedimit të ankesës suaj dhe , eventualisht, do të ju japë shpjegime për mundësitë e mbrojtjes së drejtave tuaja para ndonjë organi tjetër.

ME ÇKA TJETËR MERRET MBROJTËSI?
ÇKA MBROJTËSI NUK MUND TË BËJË?
  • të rishqyrtojë ligjshmërinë e vendimeve gjyqësore, respektivisht t’i ndërrojë , anulojë ose shfuqizojë vendimet gjyqësore;
  • të shfuqizojë , anulojë ose ndryshojë vendimin e organit shtet ë ror, të zëvëndësojë organin e shkallës së dytë;
  • nuk mund juridikisht të ju përfaqësoj as që në emër tuaj të veproj në procedim;
  • të merret drejtpërdrejt me hetime penale;
  • të sigurojë kompensimin për cënimin e të drejtave të njeriut;
  • të ndërmjetsojë në kontestet midis personave fizikë;
  • të jap urdhëra e ndalime dhe të shqiptojë dënime.
PYETJET E SHTRUARA MË SË SHPESHTI
  • Për çka dhe si mundemi me ju drejtua Mbrojtësit?
  • A mundet Mbrojtësi të rishqyrtojë vendimet gjyqësore,respektivisht t’ i ndërrojë vendimet e gjyqit ose të organit shtetëror?
  • A mundet Mbrojtësi me qenë avokati im dhe me më përfaqësua në procedim ?
  • A mundet Mbrojtësi me ma sigurua kompensimin për cënimin e të drejtave ?
  • Si person i privuar nga liria,si mundi me ju drejtua Mbrojtësit?
  • A A mundet Mbrojtësi të ndërmjetësojë në kontestet midis personave fizikë?
  • Si mundet Mbrojtësi me më ndihmuar në procedimin gjyqësor?

MBI MBROJTËSIN | KOMPETENCAT | DISPOZITAT | AKTUALITETET | RAPORTET | TË DREJTAT E FËMIJVE | REKOMANDIM -ET | LINKAT


2005, të gjitha të drejtat e autorësis i rezervon Institucioni i Mbrojtësit të të drejtave dhe lirive të njeriut në RMZ.
Përgatitur me ndihmën e OESB-së
Misioni në S ë rbi dhe Mal të Zi